Lajme
Një tërmet lëkund Greqinë, ja sa ballë ishte

Greqia është lëkundur nga një tërmet 3.8 ballë ditën e sotme. Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet u ndjenë në jugperëndim të Gavdos në zonën detare pranë Kretës. Bazuar në njoftimin zyrtar, epiqendra e tërmetit ishte në 48 kilometra në jugperëndim të Gavdos.
Sipas mediave, tërmeti është ndjerë mesditën e sotme, por nuk ka pasoja në objekte apo në njerëz. Kujtojmë se këtë vit Greqia është tornditur nga shumë tërmete, dy prej të cilëve ishin fatale.