Lajme
Pushimet verore po mbarojnë, emigrantët “mbytin” Rinasin, thyhen rregullat anti- Covid

Qindra qytetarë në Rinas presin të largohen nga Shqipëria, apo familjarë që presin familjet e tyre. E gjithë kjo situatë ka krijuar kaos, ndërsa vihet re se masat anti- Covid nuk janë respektuar.
Në një kohë që rastet në vend janë rritur me 800 në ditë, askush nuk po respekton distancën sociale apo maskën, duke e rritur rrezikun e një vale të re pandemie.
Kujtojmë se kjo shifër nuk është regjistruar në vend që prej marsit, por pushimet verore dhe turistët e rikthyer.