Lajme
Covid-19 në Kosovë, autoritetet shëndetësore raportojnë mbi 23 mijë raste aktive

Situata e Covid-19 në Kosovë nuk është aspak e mirë që nga momenti kur varianti “Delta” u përhap në vend. Mediat kosovare bëjnë me dije se aktualisht janë 23,845 raste aktive me Covid.
Lidhur me vaksinimin, mësohet se vetëm 24 orët e fundit janë kanë marrë dozën anti- Covid 18, 326 persona, ndërsa mësohet se e kanë marrë dozën e dytë 250.626 qytetarë.
Edhe rastet ditore kanë ardhur në rritje në Kosovë, që në momentin kur u konfirmua përhapja e variantit Delta në vend. Qeveria ka marrë disa masa parandaluese, ku ndalon rreptësisht mbledhjet me shumë persona në ambiente të mbyllura apo edhe të hapura.