Lajme
Furgoni bie në humnerë në Gjirokastër, 5 viktima, vetëm një i mbijetuar

Një furgon ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës duke përfunduar në greminë.
Mësohet se të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik dhe vetëm një ka arritur të mbijetojë.
Në furgon raportohet se ka ende persona të bllokuar, ndërsa nuk dihet numri dhe gjendja e tyre shëndetësore.
Policia dhe ambulanca ndodhen pranë vendit të ngjarjes pas sinjalizimit për aksidentin e rëndë.
Policia është lajmëruar nga banorët e zonës, të cilët janë nisur menjëherë në ndihmë të aksidentuarve.