Lajme

Lajm i mirë në Kukës dhe Tropojë, shiu fik zjarrin

Pas një verë të thatë dhe shumë të nxehtë, u shënuan reshjet e para. Kjo është lajm i mirë për zonat, pyjet e së cilave po digjen. Sipas Mbrojtes Civile në Kukës, shiu kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në Kukës dhe Tropojë, vatra aktive që prej ditësh tashmë.

Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes. Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 dt.26.08.2021.Kanë filluar reshje e shiut që në orën 06:30 në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Si rezultat i reshjeve që vazhdojnë të bien –Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga Srriqja territor i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë nuk ka shenja për vatër aktive dhe nuk ka as gjurmë tymi. Vazhdojnë reshjet e shiut .Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë”, njofton mbrojtja civile.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button