Lajme

Shpërthimet kamikaze në aeroportin e Kabulit, të paktën 40 viktima dhe 120 të plagosur

Në kohën kur po zhvilloheshin operacionet e evakuimit të qytetarëve, dy shpërthime të fuqishme u regjistruan sot pasdite pranë aeroportit Hamid Karzai në Kabul, Afganistan.

Një kamikaz hodhi veten në erë në zonën ku britanikët veprojnë, duke shkaktuar të paktën 40 viktima dhe 120 të plagosur.

Lajmi u publikua nga mediat amerikane, duke përfshirë edhe Neë York Times.

Mes të plagosurve ka edhe tre marinsë amerikanë, një prej tyre ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Mediat ruse shkruajne, duke iu referuar burimeve nga talebanët, se mes viktimave ka edhe fëmijë dhe ku shumë roje talebane mbetën të plagosur.

Referuar të dhënave nga Emergjenca, të paktën 60 persona të plagosur mbërritën në urgjencën e spitalit.

Disa minuta më vonë ndodhi një shpërthim i dytë. Autoritetet turke dhe mbrojtja britanike konfirmuan një shpërthim të dytë, pranë aeroportit të Kabulit.

Sips Fox Neës, shpërthimi ndodhi pranë Hotel Baron, i cili strehon qytetarë amerikanë në pritje të evakuimit. Nuk është e qartë nëse shpërthimi ndodhi më vonë ose në të njëjtën kohë me atë në hyrjen veriore të aeroportit, i cili do të kishte shkaktuar të paktën 13 viktima.

“Ka shumë persona të vdekur pranë meje dhe kanali ka marrë ngjyrën e gjakut”, tha një vajzë afgane në aeroportin e Kabulit.

Një zyrtar tha se të plagosurit janë oficerë amerikanë dhe civilë afganë. Gazetarët e pranishëm në zonën e aeroportit të Kabulit ku ndodhi shpërthimi raportuan për “të shtëna armësh” të shkrepura gjatë sulmit.

Pentagoni dhe Ministria e Jashtme ruse kanë konfirmuar se shpërthimi në aeroportin e Kabulit shkaktoi viktima.

“Ne mund të konfirmojmë se shpërthimi pranë hyrjes Abbey Gate të aeroportit të Kabulit ka shkaktuar një numër të pacaktuar viktimash”, shkruajti zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në Tëitter.

“Dy persona u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën, duke përfshirë këtu anëtarët e forcave të sigurisë amerikane, të cilët pësuan lëndime të ndryshme”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme ruse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button