Kosova

Covid-19 prek 10 fëmijë në Kosovë, përfundojnë në spital

Në Kosovë janë infektuar me Covid-19 10 fëmijë. Mediat kosovare bëjnë me dije se fëmijët në fjalë po marrin mjekim në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Lajmin e ka bërë me dije pediatrja Arbnore Batalli Këpuska, ndërsa tha se shqetësimet që këta fëmijë kanë. “Në Klinikën e Pediatrisë, në repartin e COVID-19 janë duke u trajtuar gjithsej 10 fëmijë. Gjendja e tyre është stabile. Ka pasur me simptoma të traktit respirator dhe të traktit gastrointestinal, që do të thotë kanë barkqitje, kanë vjellje, kanë koll, temperaturë e po ashtu kanë plogështi”, tha ajo.
Pediatrja më tej tha se duhet të vaksinohen fëmijët mbi 16-vjeç, ndërkaq për fëmijët nga 12 deri në 16 vjeç shpjegoi se në cilat raste duhet të vaksinohen. “Deri më tani prej 12 deri në 16 vjeç, rekomandimet janë që të vaksinohen fëmijët, apo adoleshentët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike. Në sëmundje kronike bëjnë pjesë artriti, fibroza cistike, fëmijët me diabet, ata me astmë e të tjera”, tha ajo

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button