Lajme

Eksplozivi shpërthen makinën në Bulqizë, disa të shoqëruar në polici

Policia e Bulqizës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, një makinë ka shpërthyer. Sipas njoftimit zyrtar, në makinë ishite vendosur një lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Bulqizë/ informacion paraprak. Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button