Lajme

Varianti “Delta” përkeqëson situatën në Kubë, mbi 8 mijë të infektuar për 24 orë

Situata e Covid-19 në Kubë nuk paraqitet aspak e mirë. Mediat vendase shkruajnë se në 24 orët e fundit, janë raportuar të infektuar 8.637 persona dhe 96 kanë ndërruar jetë. Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 4.806 numri i viktimave, ndërsa në 611.163 numri i personave të infektuar.

Raporti i autoriteteve shëndetësore tregon se aktalisht janë aktive 50 mijë persona. Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se mbi 5 milionë banorë kanë marrë vaksinën anti- Covid, mbi 4 mijë kanë marrë të dyja dozat dhe mbi 3 milionë dozën e tretë përforcuese.

Varianti “Delta” është i pranishëm në vend, duke u bërë shkak për përkeqësimin e situatës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button