Lajme

Ambasadori grek u gjet i vdekur brenda makinës së djegur, dënohet me 31 vite burg gruaja e tij

Fundi tragjik i ambasadorit grek në Brazil, i cili u gjet i vdekur brenda bagazhit të makinës së djegur është zbardhur pas 5 vitesh. Organizuesja e vrasjes, gruaja e tij është dënuar me 31 vite burg për vrasjen e tij në fundit të dhjetorit të vitit 2016.

Françoise de Souza Olivera kishte lidhje dashurie me oficerin e policisë Sergio Gomez i cili kishte pranuar se e vrau diplomatin pas urdhrit të saj. Ai ndodhet aktualisht pas hekurave duke vuajtur dënimin prej 22 vitesh.

Në fund të gjykimit që zgjati të paktën tre ditë, gjyqtari e cilësoi krimin si brutal.

Në lidhje me këtë çështje u shpall i pafajshëm një i afërm i Gomes i cili mbahej në qeli pas akuzës se kishte ndihmuar autorin për të fshehur trupin e viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button