Lajme
Dajt, makina del nga rruga dhe bie nga disa metra lartësi, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë, në afërsi të Dajtit.
Mësohet se një makinë ka rënë nga lartësia.
Nga raportimet e deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur një vajzë e një djalë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet që të ketë një version zyrtar të aksidentit.