Bota

Shpërthim në fabrikën e plastikës në Angli, rezulton një i humbur, tymi mbulon vendin

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë që prodhonte lëndë plastike në qytetin e Leamington, Angli. Mediat vendase shkruajnë se në fabrikë ka mbetur një punonjës, ndërsa vijojnë kërkimet për të. Ndërkohë, pamjet e publikuara nga mediat apo edhe qytetarët janë bërë virale, pasi shpërthimi shkaktoi një tym që pushtuan qytetin.

Autoritetet mësohet se kanë evakuuar banorët që jetojnë 100 metra larg zonës ku ndodhi shpërthimit, ndërsa ata që jetojnë 500 metra larg, janë këshilluar që të mbyllen në shtëpi, bashkë me dyer dhe dritare. Kjo masë vjen sepse dyshohet se shpërthimi ka shkaktuar një erë të dëmshme për shkak të lëndëve kimike që janë djegur.

Ndërkohë shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë me dije, nga ana tjetër, një zyrtar i zjarrfikësve, Barnaby Briggs u shpreh se në fabrikë ka shpërthime për shkak të kazanëve me lëndë kimikate që janë prekur nga flakët. Ai tregon më tej se zjarri është kontrolluar, por ende nuk është fikuar pasi kërkon disa ditë punë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button