Lajme

Aksidentohen dy makina në aksin Koplik- Hot, ndërron jetë shoferi 22-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur një natë më parë në aksin Koplik- Hot. Policia bën me dije se dy makina, “Benz” dhe “Audi” janë përplasur dhe për pasojë ka vdekur shoferi i këtij të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, viktima është një 22-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button