Rajoni

Kundër vaksinimit të detyrueshëm, qindra mijëra grekë protestojnë, përleshen me policinë

Qindra mijëra grekë kanë dalë në shesh duke protestuar kundër vaksinimit të detyruar ndaj Covid-19. Mediat vendase shkruajnë se që në fillim, protesta nisi me dhunë, pasi u pa një përleshje mes tyre dhe forcave të rendit. Këta të fundit, me qëllim për të larguar protestuesit, kanë përdorur pompat e ujit me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa ata u janë përgjigjur me gurë dhe molotov kundrejt tyre.

Ndërkohë që në protestat e fundit, qyetetarët janë mbështetur nga organizatat fetare dhe ato të ekstremit të djathtë, ndonëse zyrtarisht kisha greke është shprehur pro vaksinimit.

Kujtojmë se qeveria greke, në një kohë kur infektimet janë mbi 3 mijë raste në ditë, ka dhënë urdhër se prej 13 shtatorit masa drastike për punonjësit e sektorit shtetëror dhe atij privat që refuzojnë të vaksinohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button