Kosova

Situata e Covid-19 në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës ka bërë një video, drejtuar qytetarëve për situatën e Covid-19 në vend. Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se do të 6 fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë.

Kurti po ashtu tha se numri i shtretërve është rritur, ndërsa oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitale rajonale.“E sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, shtoi ai.

Në përfundim të videos Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen. Ndërkohë kujtojmë se pak më parë, SHSKUK njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK. Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button