Sulmi SHBA kundër ISIS, CNN: U vra një familje, mes tyre 6 fëmijë

Hakmarrja e SHBA kundër ISIS disa ditë më parë, ka rezultuar fatale për 9 afganë. CNN shkruan se nga sulmi u vranë 9 anëtarë të një familje, 6 prej të cilëve fëmijë. Kështu ka treguar një familjar i viktimave, duke bërë me dije dhe identitetin e viktimave.
Zamaray (40 vjeç), Naseer (30), Zameer (20), Faisal (10), Farzad (9), Armin (4), Benyamin (3), Ayat (2) dhe Sumaya (2). Më e vogla e vrarë ishte një vajzë 2-vjeçare, sipas vëllait të njërit prej të vrarëve. Ata ishin “një familje e zakonshme. Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare – ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre”, tha ai.
Nga ana tjetër, SHBA tha se sulmi me dron shkatërroi një makinë me disa ekstremistë që do të kryenin sulme vetëvrasëse, që kishin lidhje me degën e Shtetit Islamik në Afganistan dhe që mund të kishin si objektiv sulmesh operacionet e ushtrisë amerikane në aeroportin e Kabulit.