Rajoni

Mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut 149 afganët e parë

Mbërritën në Maqedoninë e Veriut 149 afganët e parë, ku do të qëndrojnë për disa muaj në pritje të zhvendosjes diku tjetër. Pasagjerët në një fluturim privat afgan të kompanisë Kam Air që mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit ishin punonjës të organizatave perëndimore në Afganistan dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Burrat, gratë dhe fëmijët afganë u pritën fillimisht nga punonjësit e mjekësisë me veshje mbrojtëse dhe u transferuan në një hotel pranë kryeqytetit, Shkup. Ata do të testohen për koronavirusin dhe do t’u jepen viza të përkohshme tre mujore.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se të evakuarit ishin njerëz në nevojë të menjëhershme për ndihmë. “Këta janë aleatët tanë, njerëz me të cilët kemi punuar dhe jeta e të cilëve është në rrezik, dhe njerëz që kanë më shumë nevojë për ndihmë”, tha ai.

Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të mirëpresë përkohësisht të paktën 750 afganë që punuan me forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se të gjithë të evakuarit do të strehohen në hotele pranë Shkupit, me shpenzimet që do të përballohen nga organizata ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara.

Maqedonia e Veriut ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2020 dhe kishte trupa në Afganistan për të mbështetur operacionet e aleancës në vitet 2002-2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button