Lajme

Mbërrin grupi i dytë me afganë në Kosovë! Asnjë i infektuar me Covid, priten fluturime të tjera

Grupi i dytë prej 113 qytetarësh afganë kanë mbërritur në Kosovë në orët e para të së martës, ndërsa një grup tjetër prej 131 qytetarësh afganë pritet të mbërrijë në orët në vijim.

Ky është fluturimi i dytë drejt Kosovës, që sjell shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna në Afganistan.

Sipas autoriteteve nga 224 shtetas afganë që kanë ardhur deri tani në Kosovë, shumica janë gra, fëmijë e pleq, familjarë të kontraktorëve që kanë punuar për misionin e NATO-s.

“Tashmë kemi dy grupe të mbërritjes të shtetasve afganë, i fundit ka qenë mbrëmë pas mensatës ku 113 shtetas afganë, bashkëpunëtor të NATO-s së bashku me familjarët e tyre kanë ardh, janë procedu sipas ligjieve të Kosovës dhe janë strehu apo akomodu n ëish kampin Bechtel në afërsi të qytetit të Ferizajt. Sot po ashtu do të kemi një fluturim të ri i cili do të sjellë 131 shtetas afganë prapë bashkëpunëtor të NATO-s dhe të cilët sikurse në dy rastet e mëhershme do të procedohen bazuar me ligjet dhe vendimet e qeverisë së Kosovë dhe do të vendosen për strehim në ish kampin e Bechtel-Enka në afërsi të Ferizajt”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministri Sveçla tha se deri më tani asnjë nga qytetarët afganë nuk është i infektuar me COVID-19, ndërsa paralajmëroi vaksinimin e tyre.

“Tashmë kemi filluar përgatitjet për vaksinimin e tyre me vaksina Johnson & Johnson të cilat janë ofruar nga shtetet e NATO-s, do të thotë ata kanë marr obligim që të bëjnë vaksinimin e këtyre personave gjithmonë në koordinim me institucionet e Kosovës”, tha ai.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se do të strehojnë përkohësisht deri në dy mijë afganë derisa të përfundojnë procedurat për destinacionin e tyre përfundimtar.

Më 16 gusht, qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”.

Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Kosova të pranojnë një numër afganësh, që kanë punuar me forcat amerikane, të cilët ndjehen të frikësuar nga hakmarrja e talebanëve, që morën nën kontroll vendin pas tërheqjes së trupave të huaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button