Lajme

Rriten sërish temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë do dominohet nga kthjellimet, ndërsa përjashtim do kenë zonat malore dhe në kufirin lindor. Sipas MeteoAlb, në këto zona do shfaqen vranësira të lehta. Sa i përket pjesës së dytë të ditës, në bregdet dhe zonat e ulëta do ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Ndryshe do jetë në zonën veriore, ku parashikohen shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do rriten në mëngjës dhe mesditë. Sipas parashikimit, vlera më e ulët të jetë në Ersekë 12°C ndërsa maksimalja në rang territori parashikohet në Qarkun e Elbasanit deri në 31°C.

Era do fryjë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë në det.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button