Lajme

Trump: Nëse nuk na kthejnë armët, t’i bombardojmë talebanët

Ish-presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’u kërkojnë talebanëve t’u kthejnë të gjitha armatimet dhe pajisjet që vlejnë miliarda dollarë.

Nëse kjo kërkesë nuk pranohet, sipas Trump, Amerika duhet të pushtojë dhe të bombardojë edhe një herë Afganistanin.

“Kurrë në histori nuk është menaxhuar kaq keq një tërheqje. Të gjitha pajisjet duhet të kërkohen mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse nuk na kthehen, duhet t’i marrim vetë me forcë, ose të paktën t’i bombardojmë”, tha Trump.

Ditët e fundit, talebanët janë parë nëpër video duke fluturuar mbi Kabul me helikopterët dhe avionët ushtarakë amerikanë, si dhe duke mësuar armët e rënda të ushtrisë amerikane që janë lënë pas nga trupat e evakuuar nga Afganistani.

Në fillim të muajit, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pranoi se një pjesë e madhe e pajisjeve ushtarake të Amerikës është tashmë në duart e talebanëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button