Lajme

Ushtria amerikane largohet nga Afganistani, talebanët: SHBA nuk mund t’a arrijë më qëllimin e tyre

Dje u largua nga Afganistani ushtria amerikane dhe kjo ka gëzuar talebanët. Në fjalimin e tyre, ata përshëndetën këtë vendim të SHBA, duke e cilësuar këtë si moment historik. Talebanët më tej e deklaruan Afganistanin komb të lirë dhe sovran.

Kujtojmë se kjo luftë mbaron pas 20-vitesh. Për mediat, nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se fitorja i përket çdo pjestari të grupit.

Ai në fjalën e tij thekson se tashmë amerikanët nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre përmes operacioneve ushtarake.

Ai gjithashtu premtoi se Afganistani do të ketë “marrëdhënie diplomatike pune” me Perëndimin, duke u zotuar se afganët “do të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vlerat islame”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button