Lajme

Aksidenti tragjik në Kroaci, avokati i shoferit: “Ai nuk është aspak mirë”

Një ditë më parë, gjykata vendosi masën e paraburgimit edhe për dy muaj, për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci. Kujtojmë se aksidenti shkaktoi vdekjen e 10 refugjatëve nga Kosova. PËr herë të parë që nga ngjarja, ka folur avokati i shoferit.

Igor Cisper tha se gjendja e tij nuk është aspak e mirë. “Ne ofruam garanci prej 13,300 euro por gjykata nuk e pranoi shumën. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak të mirë”, tha ai.

Më tej ai tha se janë në pritje të një ekspertize të trafikut, në mënyrë që të vërtetohen më tutje faktet. Ngjarja ndodhi një muaj më parë, kur shoferi i autobuzit që ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, e zë gjumi, duke humbur kontrollin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button