Show-Biz

I martuar dhe me fëmijë? Ish-kunkurrenti i “Për’puthen” ironizon Gilbertën: Shpifje lushnjare!

Lara, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të shumta që i bëri Gilberta Simoni.

Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, e cila u duk se ishte shumë e bukur dhe do të finalizohej edhe në fejesë, mësuesja nisi të bënte akuza drejt tij në rrjetet sociale. Gilberta postonte në “Instastory” mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë. Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Iliri ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se si qëndron e vërteta e tij.

Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që…?

Dëgjoni o Milet!

Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar!

Nuk kam as grua dhe as fëmijë!

Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit!

Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Iliri në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button