Lajme

Kultivuan drogë në banesë, arrestohet 69-vjeçari në Fier, shpallen në kërkim i biri

Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar 69-vjeçarin Bektash Gropasi, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij E. G., 32 vjeç dhe nipin F. G., 32 vjeç.

Të tre burrat akuzohen se kanë kultivuar fidanë kanabis në oborrin e shtëpisë së 69-vjeçarit në fshatin Cakran të Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Cakran.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 69 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button