Lajme

Lefter Koka hoqi dorë nga mandati i deputetit, kush është avokatja që pritet ta zëvendësojë në Kuvend!

Pas dorëheqjes së ish-ministrit të Turizmit, Lefter Koka nga mandati i deputetit në qarkun e Durrës, mësohet se kush do ta zëvendëndësojë në Kuvendin e Shqipërisë.
Mandati i Kokës i kalon një prurje të re nga radhët e zonjave në listën e PS-së, kandidates së PS-së, Ana Dhamo.

Kjo e fundit ishte 9-ta në listën e Partisë Socialiste dhe mund të merrte mandatin e kryeministrit Rama, nëse ky i fundit do kishte zgjedhur të ishte deputetët në Vlorë.

Por, me largimin e Kokës, tashmë Dhamos iu hap rruga futjen në Kuvendin e ri si deputete e qarkut të Durrësit, duke qenë se raportet gjinore në këtë qytet nuk janë në favor të grave. PS në Qarkun e Durrësit ka vetëm dy deputete, Milva Ekonomin dhe Klodiana Spahiun.

Ndërkohë që në Kuvend ka dhe 5 meshkuj, Edi Ramën, Rrahman Rrajën, Ilir Ndraxhin, Jurgis Çyrben dhe Alban Xhelilin.

Sipas votave preferenciale Ana Dhamo është renditur e 12-ta në listën e Durrësit me 2031 vota, por ajo është kandidatja femër në listë dhe për rrjedhojë pritet të marrë mandatin e Lefter Kokës.

Sipas CV-së Ana Dhamo ka lindur në Durrës, në 2 shtator 1985. Ndërkohë që mandati i deputetes i vjen si “dhuratë” fiks një ditë para ditëlindjes.

Ana Dhamo është Doktore Shkencash në profilin e Drejtë Publike. Po ashtu ajo ka ushtruar profesionin e avokates.

Në maj të vitit 2012 ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Urbinos në Itali.

Ajo ka qenë këshilltare e Bashkisë së Durrësi dhe drejtoreshë Arsimore që nga tetori i vitit 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button