KosovaLajmeRajoni

KOLAZH

Pershndetje  lexues te “ Zeri I shqiptarit”. Sot dua te ndaj nje situate aktuale ,qe per te gjithe po behet teper shqetesuese  dhe kjo me teper per moshen e trete dhe personat me aftesi ndryshe , pagesat e ulta qe marrin  nuk mund te mbulojne as nevojat me te nevojshme te tyre . Nga ana tjeter , korupsioni I madh qe ekziston ne vendin tone shkon deri tek produktet me te nevojshme jetike. Kesaj radhe po sjell nje ngjarje nga nje qytet turistik i cili me bukurine e tij dhe me dy dogana duhej qe edhe ekonomia e qytetareve te ishte e kenaqeshme .Mu desh te kaloja ne nje zone  te qytetit te mbushur me vizitore dhe me qytetare te vete te zones. Po ndiqja  me sy nje grup zonjash qe u ulen ne nje tavoline duke I kerkuar leje kamarierit.  Kamarieri, nje djale rreth te njezetave, teper I edukuar I cili me miresjellje u tha  te  vazhdonin punen e tyre,se  si duket I njihte.Pasi u ulen ne tavoline njera nxori, nga canta qe mbante ne krahe , nje object te vogel te sajuar si burim nxehtesie , xhezven e kafese , nje pako kafe ,filxhanet dhe nje shishe uje . Filluan te pregatisnin kafene aty ne natyre nen hijen e blireve dhe vazhdimin e bisedes , si duket te nisur qe me pare.

-“Sikur I bejne me te medha keto luget e kafese, apo me ka lene mendja mua”: dhe I hedh nga dy luge,

“Edhe filxhane nuk dalin sa dilnin dikur. Pakoja e kafese qe bleva kete here mu mbarua shume shpejt.”

-“ Kurse mua mu mbarua shume shpejt larsi I rrobave, mbase e kam tepruar me masen”:thote tjetra .

-“Uh uh, edhe buka sikur mbarohet me shpejt. E kam humbur fare moj gra”:hidhet e treta.

– “Joo  edhe makaronat nuk shtojne me si me pare e  as fasulet . Eh, kohe qameti!”

– “ Mua , nuk di pse keto kohe me jane futur ne uje rrobat , te gjitha te ngushta jane .” Shoqja e katert qe nuk kishte folur deri ate cast thote se edhe boja e flokeve I del shume shpejt, ska me duk asgje.

Keshtu, qajne hallet e dites ne tavoline teksa rrufisin edhe piken e fundit te kafese  dhe me gishtat e mpakur hapin portofolet bosh  mesa duket as pensioni spaska pasur duk fare .  Shohin njera- tjetren ne sy dhe mbledhin supet e lodhur nga pasha e viteve . Pyetjet pa pergjigje u qendrojne si kurore mbi ballin e rrudhur.  Vete akuzohen, nuk guxojne te fajesojne  matrapazet qe luajne me gramaturat  si lojtaret e bixhozit. Imagjinoni, korrupsioni qe ka arritur  deri tek  pakoja e kafese . Kjo tavoline zonjash ne pension , programi me I pa trukuar, pa protagonist te paguar te ndare ne dy kampe  pro dhe kundra,  emision qe do te merrte pa frike miliona klikime .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button