Lajme

Numër i lartë viktimash nga Covid-19 në Kosovë, shënohen edhe 1612 raste pozitive te reja

KOSOVE
Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 32 viktima nga koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862.000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 291.645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button