Të dashuruar pas alpinizmit, njihuni me çiftin që u martuan në malin 6,439 m lartësi

Një ceremoni martesore në maj të malit nuk kishim parë kurrë, por cifti nga Bolivia na tregoi se çdo gjë mund të ndodhë. Bëhet fjalë për Johny Pacheko dhe Haidi Pako të cilët preferuan që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në malin Ilimani, në mënyrën më të pazakontë të parë ndonjëherë.
Ndryshe nga nuset me këpucë të larta dhe kurorë, Haidi ka preferuar që të lidhet nga pajisjet e ngjitjes në mal, ndërsa pas ka pasur një staf që e kanë ndihmuar. Mediat e huaja shkruajnë se probleme nuk ka pasur vetëm çifti, por edhe dasmorët, të cilëve u është dashur tre ditë për të ngjitur malin.
Por, pas gjithë vështirësive, çifti i thanë “po” njëri tjetrit në një lartësi mbidetare prej 6439 metrave. Ndërkohë, kjo ka qenë ide e të dyve, pasi ishin fansa të çmendur të natyrës dhe alpinizmit.