Kosova

Vrasja e 18-vjeçares në Kosove, Sejdiu: Marigona bërtiti para se të humbte ndjenjat, më pas…

etaje të reja janë bërë me dije nga vrasja e 18-vjeçares në Kosovë. Avokati i familjes së Marigona Osmanit ka cituar për mediat kosovare deklaratën e njërit prej personave të dyshuarve për vrasjen e 18-vjecares. Sipas avokatit të familjes së viktimës, Sejdiu ka deklaruar se e reja ka bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellë.

Avokati Rexhepi e as familja nuk e kanë pranuar akoma raportin e autopsisë, pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt u ka thënë se ende nuk e posedojnë atë.

Avokati i familjes së 18-vjeçares, Gazmend Rexhepi, tha se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka pohuar se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtuar se ka pasur shumë të vjellura.

Deklaratën e kam pa dje, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, tha Rexhepi.

Ai tha se janë në pritje të raportit të autopsisë, ndërsa çertifikata e vdekjes i është dorëzuar familjes.

“Autopsia nuk është dorëzuar akoma, çertifikatën e vdekjes ia kanë dhënë familjes do të thotë që është konstatuar vdekja e saj. Dje kam qenë në prokurori, e kam dorëzu autorizimin, prokuroria ka thënë se akoma nuk e kanë marrë raportin e autopsisë. Vetëm konstatimi që ka dal në publik nga Ministria e Drejtëisë, që është thënë për politraumë dhe thyerje.

Prokuroria është në fazën e hetimeve na kanë thënë dhe na kanë premtu që për çdo shkresë do të njoftohet avokati dhe familja”, përfundoi ai.

Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa në paraburgim po qëndrojnë ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Të dy emra të njohur për organet e rendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button