Lajme

Zbuten” talebanët, lejojnë një femër që të prezantojë emisionin e mëngjesit në TOLO TV

Talebanët duket se po tolerojnë disa rregulla në Afganistan. Bëhet fjalë për botën e medias. Teksa u fol se femrat nuk do të punojnë, talebanët duan të vërtetojnë se kanë ndryshuar. Sot, emisioni i mëngjesit në TOLO TV ka rifilluar transmetimin dhe prezantuesja ishte një femër.

E mbuluar, sipas rregullave të talebanit, gazetarja duket se do vazhdojë punën e saj, pavarësisht pushtetit. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter, Saad Mohseni, drejtor i MOBY Group.

Kujtojmë se para pushtimit, talebanët e kanë cilësuar Tolo TV si një televizion pornografik, për shkak të zhveshjes së femrave që drejtonin emisionet. Qeveria e talebanëve ende nuk është shpallur dhe rregullat përfundimtare, duke bërë që shumë femra nga fusha të ndryshme, të kenë frikë për karrierën e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button