Lajme

Foshnja e sapolindur në Kosovë infektohet me Covid-19, ja gjendja e tij

Në Kosovë një fëmijë i sapolindur është infektuar me Covid-19. Kështu ka deklaruar për mediat vendase, infermierja kryesore e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Por sipas saj, gjendja e foshnjes është e mirë, edhe e nënës.

“Kemi pranuar një foshnje, që së bashku me nënën lehonë ishin të infektuar dhe pas kontrollit janë lëshuar në shtëpi, pasi kanë gjendje të lehtë. Ka pasur edhe një rast, kur një nënë shtatzënë, e infektuar me COVID-19, ka sjellë në jetë fëmijën, që ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Por, se të dy si nëna, ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo.

Lidhur me situatën e përgjithshme në Pejë, kryeinfermierja tha gjendja është më e qetësuar, ku sipas saj ka rënë numri i viktimave, lidhur me situatën e disa ditëve më parë.

“Për momentin janë 212 pacientë që po trajtohen për coronavirus, prej tyre 188 janë me oksigjenoterapi. Janë edhe 169 raste pozitive, 12 rezultuan negativ, derisa edhe 29 pritet të testohen”, bëri me dije ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button