Lajme
Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do ketë kthjellime dhe vranësira. Sipas MeteoAlb, në pjesën e parë të ditës, do ketë vranësira që do të jenë më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore. Ndërkohë, pjesa e dytë e ditës do largojë vranësirat nga zonat perëndimore, por e njëjtë do jetë për gjysmën lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, ndërsa do ketë një luhatje ditore 11 deri në 31 gradë celcius. Ndërsa era do fryjë me shpejtësi 45 km/h nga veriperëndimi, ndërsa do krijohet 4 ballë dallgëzim në det.