Lajme
Përfshihet nga flakët kodra e një fshati në Memaliaj, era e fortë favorizon zjarrin

Vijon lufta me zjarret në vendin tonë. Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e fshatit Zhulaj, Njësia Administrative Krahës, në Memaliaj.
Mësohet se zjarri ka nisur prej disa orësh. Mësohet se flakët riaktivizohen furishëm si pasojë e erës së fortë që fryn në zonën e pyllëzuar.
Në terren burimet thanë se ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë Memaliaj.
Vështirësi për vënien e flakëve nën kontroll sjell era e fortë, terreni i pyllëzuar dhe malor.