Bota

Persona të armatosur rrëmbejnë 73 nxënës në Nigeri, ja vendimi i

Të paktën 73 nxënës janë rrëmbyer në Nigeri, nga një grup personash të armatosur. Lajmin e bëri me dije zëdhënësi i policisë në zonën Zamfara, duke njoftuar se autoritetet kanë nisur kërkimet për shpëtimin e nxënësve.

Në kuadër të kësaj situate e cila është e përsëritur, guvernatori i zonës dha urdhër që shkollat të mbyllen pa afat. Prej muajsh kjo situatë ka shkaktuar ankth në Nigeri, pasi rëndomë, grupe të armatosur kanë bërë të mundur rrëmbimin e nxënësve.

Për shkak të kësaj ngjarje, autoritetet vendase kanë ndaluar përdorimin e motoçikletave, pasi janë mjetet më të zakonshme për këto grupe kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button