Lajme

Shumë shpejt vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë i detyrueshëm në Gjermani

Ndërsa ka debat në të gjithë botën nëse është e mundur të futet vaksinimi i detyrueshëm kundër coronavirusit, Gjermania me sa duket ka vendosur ta bëjë këtë lëvizje.

Gazeta gjermane, “Bild” pretendon se CDU/CSU dhe SPD ranë dakord t’u japin punëdhënësve në kompani dhe institucione të caktuara mundësinë të pyesin për statusin e vaksinimit, si dhe të mos punësojnë njerëz të pavaksinuar, domethënë t’i transferojnë ata në një punë tjetër.

Kjo rrjedh nga një dokument i dërguar nga partitë në pushtet tek Komiteti për Çështjet Shëndetësore, i cili javën e ardhshme do ta dërgojë atë në Bundestag.
Dokumenti, pohon gazeta, thotë se statusi i vaksinimit mund të përdoret si një shpjegim për vendimin në lidhje me marrëdhënien e punës, si dhe llojin dhe mënyrën e punësimit.

Mundësia e re e dhënë për punëdhënësit, duhet të jetë në fuqi për aq kohë sa të zgjasë situata emergjente e koronës, të cilën Bundestagu e zgjati në tre muaj javën e kaluar.

Përndryshe, këto rregulla duhet të zbatohen kryesisht për klinikat, zyrat e mjekëve, kopshtet, burgjet, shtëpitë e pleqve dhe të moshuarit, si dhe institucionet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button