Lajme

Vetëplagoset me armë 34-vjeçari në Vorë, i paqartë shkaku

Policia e Tiranës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm një 34-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhet në spital. Sipas policisë, nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button