Kosova

E trishtë/ Ndërron jetë nga koronavirusi 28-vjeçarja shtatzënë në Kosovë

Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë nga COVID në Kosovë. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, nga Vushtria. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije vet familjarët në një postim në rrjetet sociale, ku shkruajnë se ajo luftoi shumë, por nuk ia doli.

Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare. Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume. Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli. Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut! Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror. Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19. Me dhimbje te thelle, Familja Selaci dhe Hasani.’- shkruajnë familjarët.

Ndërkohë në Kosovë, vijojnë që të raportohen shifra të larta të infeksioneve dhe viktimave si pasojë e COVID. Një ditë më parë u regjistruan 26 viktima dhe 1.448 raste të reja me koronavirus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button