Lajme

Po shkonte drejt Greqisë me heroinë në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë

Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi është kapur më heroinë në makinë.

Në dalje të Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular. Në përfundim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button