Lajme

Shpresë për të sëmurët me kancer, Oxford krijon vaksinën revolucionare

Teknologjia e përdorur në vaksinën e Oxford-AstraZeneca kundër COVID është përdorur për të krijuar një vaksinë që mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit.

Duke përdorur të njëjtën teknologji të vaksinës me vektor viral si vaksina e Oksfordit, studiuesit kanë krijuar një vaksinë me dy doza që ata shpresojnë se mund të godasë tumoret tek njerëzit.

Vaksina do të jetë e kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, pasi nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen.

Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.

Shpresohet se vaksina mund të përdoret te njerëzit së bashku me imunoterapinë e kancerit, ku qelizat T të pacientit luftojnë kundër tumoreve. Tradicionalisht, imunoterapia Anti-PD-1 është e paefektshme pasi disa pacientë kanë nivele të ulëta të qelizave T të nevojshme.

Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button