Lajme

Administrata sot pushim, Braçe i acaruar: Ta dinte Nënë Tereza, nuk do ngjitej lart si e shenjtë

Më 5 shtator është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës dhe sipas rregullit, duke qenë se data 5 ishte e dielë, 6 shtatori kalon në ditë pushimi. Prandaj sot administrata shtetërore pushon. Por kjo e ka acaruar Erion Braçen, i cili përmes një postimi në Facebook, ironizon situatën.

Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI, ne Jale tek CMENDURIA,

ne Hamalle tek DALLGA, ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku, do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!

ME KEMBE NE TOKE! #Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot,

nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!”, shkruan Braçe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button