Lajme
Kthjellime të pakta dhe vranësira të shumta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë do dominohet nga vranësirat dhe kthjellimet. Sipas MeteoAlb, në zonat jugore dhe qëndrore, vranësirat do kthehen në shira të izoluara. Ndërkohë, në zonën veriore do ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në pjesën e dytë të ditës dhe mbrëmjen, do ketë kthjellime të shumta dhe vranësira të pakta në zonat lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do jenë të pandryshuara në mëngjes, me një luhatje 14 deri në 32 gradë celcius.