Sport
Shqipëria triumfon ndaj Hungarisë, goli i Brojës nderon Kombëtaren

Shqipëria ka arritur të fitojë përballjen me Hungarinë, në minutat e fundit të ndeshjes falë golit të Armando Brojës.
Goli ka ardhur në minutën ’87 duke zhbllokuar rezultatin pak para përfundimit të ndeshjes.
Goli ka gëzuar zemrat e tifozëve, të cilët po e prisnin një gol nga kombëtarja jonë.
Kombëtarja kishte disa minuta që po provonte të shënonte një gol, por për mbi 80 minuta nuk ia doli.
Kjo fitore i jep 3 pikë Shqipërisë dhe ngjitet në vendin e dytë në grup.