Lajme
Pogradec/Ndalohet furgoni me rreth 40 klandestinë, ata shpërthejnë derën dhe largohen me vrap në qytet

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mesditën e sotme në mes të Pogradecit ku një numër i madh emigrantësh të paligjshëm shpërthyen derën e furgonit të bllokuar nga policia për t’u larguar më pas me vrap në rrugët e qytetit.
Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, bëhet fjalë për rreth 15-20 emigrantë të paligjshëm që fillimisht janë bllokuar brenda një furgoni në rrugët e Pogradecit, por ndërkohë që efektivët prisnin përforcime, ata kanë shkelmuar derën nga brenda duke u larguar me vrap.
Një pjesë e tyre janë kapur nga policia, kurse të tjerë gjenden ende të shpërndarë nëpër qytet.