Lajme

Akuzohen për kultivim droge, policia arreston dy vëllezërit në Memaliaj

Policia e Memaliaj ka arrestuar 2 vëllezër, pasi akuzohen se në bashkëpunim kultivonin lëndë narkotike. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç, banues në fshatin Luftinjë.

Memaliaj/ Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë goditur dhe dokumentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ku u kapën dhe u ndaluan shtetasit

S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njerit tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve S. S. dhe R. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button