Bota

Lojrat Olimpike rritën infektimet në Japoni, qeveria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Japonia ka vendosur që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi janë rritur ndjeshëm infektimet. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjendja ishte planifikuar më 12 shtator, ndërsa do shtyhet edhe për 3 javë të tjera.

Në kuadër të kësaj situate, kryeministri Suga Yoshihide gjatë javës do të takohet me ministrin e Shëndetësisë Tamura Norihisa dhe anëtarin e kabinetit qeveritar përgjegjës për masat anti-COVID-19, Nishimura Yasutoshi.

Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme zbatohet në 21 shtete në gjithë vendin, përfshirë zonat metropolitane të Tokios dhe Osakës. Mediat lokale theksojnë se Lojërat Olimpike të Tokios që u mbajtën nga 23 korriku deri më 8 gusht dhe Lojërat Paralimpike më 24 gusht- 5 shtator, rritën numrin e rasteve të të infektuarve në kryeqytetin Tokio. Numri i rasteve me COVID-19 në Japoni është rritur në mbi 1,58 milionë, kurse ai i vdekjeve vdekjeve në 16.412.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button