Lajme

Një tërmet 7 ballë tronditi Meksikën, autoritetet paralajmërojnë një cunam

Meksika është tronditur nga një tërmet i fuqishëm 7 ballë në orën 20:45 të së martës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pas këtij tërmeti, sistemi përkatës ka paralajmëruar se ekziston një kërcënim.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan bëri me dije se tërmeti ishte 4 kilometra në lindje verilindje të Los Órganos de San Agustín, rreth 8 milje nga qyteti turistik i bregdetit të Paqësorit, Acapulco. Ndërsa kishte thellësi prej 12.6 kilometra.

Si pasojë e tërmetit, shumë qytetarë të prekur kanë mbetur pa energji elektrike, dhe një person ka ndërruar jetë. Mësohet se shërbimi i metrosë në qytetin e prekur ka rifilliar, ndërsa pamjet kanë treguar disa dëme të shkaktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button