Rajoni

Djegia e spitalit Covid-19 në Tetovë, qeveria maqedonase mbledh një seancë të jashtëzakonshme

Një ditë pas tragjedisë në spitalin Covid, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Mediat vendase shkruajnë se mbledhja është njoftuar për në orën 10:00.

Lajmin e konfirmoi edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i cili në dalje nga godina e Komunës së Tetovës deklaroi se sot do të mbaj mbledhje Qeveria.

Ndërkohë kujtojmë se rreth orës 21:00 të një nate më parë, një spital Covid në Tetovë u dogj, duke shkaktuar 14 të vdekur dhe 9 të plagosur. Ndërkohë, pak minuta më parë, ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga spitali të 12 pacientëve, gjendja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet shkak për zjarrin është bërë një bombol gazi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button