Lajme

Merkel më 14 shtator në Tiranë, ambasada gjermane zbardh axhendën e vizitës së Kancelares

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë javën e ardhshme më, 13 dhe 14 shtator, Beogradin dhe Tiranën, ndërsa ambasada gjermane ka zbardhu detaje nga axhenda e saj. Bëhet me dije se pas mbërritjes në Tiranë, me 14 shtator, ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Fokusi i bisedës do të jenë çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Më pas Merkel, në shqipëri, Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Kujtojmë se samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. Në këtë samit Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër dhe me kritika të drejtpërdrejta në lidhje me liderët e e BE, ku tha nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më 22 qershor 2021 Shqipëria u bllokua në hapjen e negociatave pikërisht për shkak të vetos që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, pasi integrimi i dy vendeve në BE do të bëhet së bashku. Rama përmendi edhe diferencat që kanë vendet e BE me ato të Ballkanit për sa i përket fondeve që përfitojnë.

Çfarë është procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button