Lajme

Ndalohet automjeti në Shëngjin, i gjenden doza kanabisi, arrestohet 22-vjeçari

LEZHA
Një 22-vjeçar është arrestuar në Shëngjin pasi mbante kanabis me vete në automjet. Policia ishte informuar për të riun dhe e ndaluar për kontroll mjetin.
Ai ra në prangat e Policisë ndërsa droga u sekuestrua.

Po ashtu është arrestuar dhe një 37-vjeçar në Durrës pasi kishte marrë me anë të mashtrimit një automjet që në 16 gusht në qytetin bregdetar.

Një aksident ndodhi në aksin Lezhë-Shëngjin, teksa në pranga ka rënë 289-vjeçari K.P, i cili humbi kontrollin e mjetit, doli nga rruga dhe për pasojë u dëmtua pasagjeri që kishte me vete.

NJOFTIMI NGA POLICIA
DVP Lezhë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-A. Gj., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 16.08.2021, në Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit, automjetin tip “Volksëagen” shtetasit E. S., 31 vjeç, banues në Durrës.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.
-Specialistët e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: L. I., 22 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që dyshohej posedonte lëndë narkotike, në Shëngjin, Lezhë, kanë identifikuar dhe kanë bërë ndalimin e mjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia gjeti doza më lëndë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi E. P., pasagjer në këtë mjet.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button