Lajme

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama, Meta, Basha dhe Veliaj

Një natë më parë, një spital Covid-19 në Tetovë është djegur dhe për pasojë kanë vdekur 14 persona dhe 9 të tjerë janë plagosur. Sipas mediave vendase, viktimat janë pacientë por edhe persona nga stafi mjekësor.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kryeqeveritari shkruan MIRËMËNGJES, dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja.

Gjithashtu ka reaguar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës. Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre. Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve! Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!” shkruan Meta.

“Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!”, shkruan Basha.

‘Ngushellimet më të ndjera nga Tirana qytetareve te Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular. Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajë ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë @teutaarifi @ArtanGrubi, A.Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonise V.!’, shkruan Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button